Muzeu, Gjykata e Larte ia kthen ish-pronareve

24/04/2009 14:15

Gjykata e Larte vendosi sot kthimin e Muzeut te Shkencave te Natyres ish-pronareve, ndersa shteti duhet t’i paguaje atyre edhe qirane prej vitit 2001.

Godina ku sot ndodhet muzeu, qe nga ndertimi i saj ka pasur funksione te ndryshme. Ne kohen e Mbretit Zog ajo ka sherbyer si konvikt, ndersa pas pushtimit te Shqiperise nga Italia ajo ka sherbyer per riparimin e motoreve te avioneve. Ne vitin 1948, ndertesa u kthye ne Muze te Shkencave te Natyres.

Ne vitet e para te krijimit te tij, muzeu ishte ne varesi te Institutit te Shkencave dhe nga viti 1957 ai kaloi ne varesi te Fakultetit te Shkencave Natyrore. Ne vitin 1969, muzeu u riorganizua ne tre sektore: sektori i zoologjise, sektori i botanikes dhe sektori i gjeologjise.

Studente dhe pedagoge te Fakultetit te Shkencave protestuan dje para Gjykates, duke kerkuar mbrojtjen e Muzeut te Shkencave me statusin e nje objekti te rendesise se vecante. Muzeu, i cili eshte i rralle ne rajonin tone, llogarit nje shumellojshmeri speciesh te kapura ne territorin shqiptar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta