Luan Krasniqi behet baba

24/04/2009 10:05

Per here te pare ne jeten e tij boksieri profesionist, Luan Krasniqi (37-vjeçar), eshte bere baba. E bija e tij, Melisa, ka ardhur ne jete me 15 prill, rreth ores 13.52.

 Ne ato momente ishte i pranishem ne sallen e lindjeve edhe vete boksieri kosovar i peshave te renda, i cili garon per Gjermanine.

“Jam jashtezakonisht shume i gezuar, tashme ne jeten tone ka hyre nje engjell flokeverdhe dhe lindja e vajzes sime eshte me e rendesishme se çdo fitore”, do te thoshte dje Luan Krasniqi.

Vajza dhe bashkeshortja e tij, Sueda, jane mire me shendet dhe tani ata do te kthehen ne shtepine e tyre ne Rotvajl. “Une po shijoj çdo moment me familjen time te re”, shprehet Krasniqi.

Perveç te qenit baba i mire, ai eshte i perqendruar edhe te karriera e tij dhe shpreson per nje rikthim ne ring. “Stervitem çdo dite dhe dua te bej nje ndeshje kete vit kunder nje boksieri te mire”, perfundon ai. A. Manallari
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta