Kompromisi, Meta: Pershendesim cdo arritje

24/04/2009 15:05

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim mirepriti negociatat per kompromis midis dy partive te medha me ndermjetesimin e nderkombetareve per ceshtjen e kartave te identitetit.

“Ne jemi per zgjidhje konsensuale qe ndihmon pajisjen e qytetareve dhe lehteson koston e ketyre dokumentave”, u shpreh Meta.

Zoti Meta dha nje koment te shkurter edhe per ngritjen e komisionit hetimor ndaj kryetarit te bashkise se kryeqytetit Edi Rama, e anatemuar shpeshhere edhe nga vete ai, per ceshtje korruptive me lejet e ndertimit.

 “Komisioni hetimor eshte pa kuptim, sepse ky parlament e ka mbyllur mandatin e tij dhe se nje nisme e tille do te kete nje fund teatral te nje bashkepunimi teatral”, u shpreh Meta.

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, kishte ne fokus te deklarates per shtyp vendimin e qeverise per ngritjen e drejtorise hetimore, ndaj bizneseve qe sipas tij eshte dhunim i drejtperdrejte i sipermarrjes se lire ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA