Kanceri i gjirit, qyteti “rrezikon” femrat

24/04/2009 16:20

Rreth 600 femra diagnostikohen cdo vit me kancer ne gji dhe shume prej tyre jane ne faze te avancuar.

Drejtori i Shendetit Publik, Alban Ylli, tha se nese kjo semundje do te diagnostikohej me heret atehere jeta e tyre do te ishte e sigurt.

“Cdo vit kemi 600 raste te reja, 120 prej te cilave perfundojne me vdekje. Ne Shqiperi fenomen mbetet fakti qe semundjet kapen me vonese, atehere kur mjekesia mund te beje shume pak”, u shpreh Ylli.

Kanceri i gjirit prek me shume femrat qe jetojne ne zonat urbane sesa ne zonat rurale. Kjo per disa arsye, qe lidhen direkt me menyren e jeteses. Lindja e femijeve ne moshe te vone, dietat, jeta sedentare, seksi por edhe mosha ndikojne ne formimin e kancerit te gjirit. Por kjo semundje mund te parandalohet.

“Ne zonat urbane ndeshet kater here me shume se ne ato rurale. Po ashtu varet edhe nga lindja e femijeve. Nje grua qe ka lindur ne moshen 20-vjecare eshte me e mbrojtur se ajo qe lind pas moshes 35-vjecare”, u shpreh doktoreshe, Adelina Mazreku.

Instituti i Shendetit Publik po trajnon mjeket dhe do te hape disa laboratore per zhvillimin e mamografise, por kjo kerkon qe edhe vete grate te ndergjegjesohen per kryerjen e te gjitha vizitave mjekesore ne menyre te rregullt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA