Integrimi, Berisha merr mbeshtetjen e Frances

24/04/2009 15:35

Kryeministri Sali Berisha, i cili po zhvillon nje vizite pune ne Paris, i ftuar nga presidenti Nikolas Sarkozi, ka marre nga Franca mbeshtetje per hapat e Shqiperise drejt integrimit europian.

Gjate mesdites, kryeministri Berisha u takua me ministrin e Jashtem, Berndard Kushner, i cili ka deklaruar se nuk ekziston asnje pengese as nga Franca dhe as nga Bashkimi Europian per kandidimin e Shqiperise, cilado qofte data e aplikimit.

Ministri i Jashtem francez u shpreh se me reformat e shpejta dhe efikase si dhe me arritjet impresionuese ne luften kunder krimit, qeveria po ecen e vendosur dhe me merite drejt integrimit europian. Ky proces sipas shefit te diplomacise franceze eshte i pandalshem dhe ne kete kontekst, Kushner i ka deklaruar kryeministrit Berisha mbeshtetjen e Frances per liberalizimin e vizave.

Gjate qendrimit ne Paris, kryeministri Berisha eshte takuar edhe me nje grup biznesmenesh, te cilet kane konfirmuar nje vizite ne Tirane me synimin per te investuar ne Shqiperi, i cili eshte klasifikuar nga FMN si i vetmi vend i Europes Lindore qe kete vit do te kete rritje ekonomike.

Gjate pasdites kryeministri Berisha pritet te takohet me presidentin francez Sarkozi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA