Dy muaj pas ekstradimit te tij nga Franca, Petrit Brahja i kerkon gjykates ta liroje nga burgu pasi eshte ne gjendje te rende shendetesore.
Ai u soll ne gjykate nen masa te rrepta sigurie, veshur ne jelek antiplumb dhe skafander ne koke. 40 vjecari nga Tropoja eshte i paralizuar qe prej vitit 2001 pas nje atentati nga persona te paidentifikuar ne qytetin e tij.
Avokati mbrojtes solli para gjykates raporte te shumta te mjekeve franceze dhe turq, te cilet konsideronin se i pandehuri nuk mund te mbahet ne burg ne ate gjendje shendetesore pasi i rrezikohet jeta.
Brahja eshte denuar nga gjykata me 10 vjet burg per grabitjen e mbi 300 milione lekeve ne banken e Tropojes, nderkohe qe edhe kerkesa e tij per te fituar lirine sipas gjykatesit Bujar Krasniqi duhet te shqyrtohet nga gjykata e Tropojes, meqenese ligji parashikon qe kerkesat e te pandehurve behen ne gjykaten ku eshte dhene denimi.
Top Channel