Ish-ministri i Jashtem gjerman Joshka Fisher ka deklaruar se mbeshtet menyren e shpalljes se pavaresise se Kosoves, duke e cilesuar ate si pjese te nje zgjidhjeje rajonale.
Sipas tij, pavaresia ka qene e vetmja zgjidhje per Kosoven duke pare te kaluaren dhe faktin qe shqiptaret perbejne 90% te popullsise se saj.
“Cfare u ofron ne te vertete Beogradi kosovareve? Dashje pa dashje ata perbejne 90 per qind te popullsise. Madje, edhe nese te gjithe refugjatet serbe kthehen ne Kosove, shqiptaret do te perbejne te pakten 80%”, ka pohuar Fisher.
Me tej, duke folur per perspektiven integruese te Ballkanit, ish-shefi i diplomacise gjermane ka theksuar se ky rajon duhet te pranohet ne BE, sepse ndryshe rrezikon te perfshihet serish nga konfliktet.
Top Channel