Energjia, Topi: Shqiperia me treg te vogel

24/04/2009 19:25

Qendrueshmeria e furnizimit me energji perben sot nje ceshtje me ndjeshmeri te larte. Kurse Europa e konsideron kete nje sfide per te ardhmen e vet.

Ne Sofje, 28 kryetare shtetesh dhe drejtues te larte nga Evropa Juglindore, rajoni i Detit te Zi dhe i Kaspikut, Azia Qendrore, vende anetare te Bashkimit Evropian dhe perfaqesuesve te larte te institucioneve europiane, jane mbledhur per te diskutuar per kete ceshtje.

Presidenti i Republikes, Bamir Topi u shpreh ne fjalen e tij per diversifikimin e furnizimit.

“Si vend me nje sistem energjitik te pabalancuar, me nje treg me permasa te vogla dhe me linja te pakta te interkoneksionit me vendet fqinje, Shqiperia nuk eshte e lidhur me rrjetin nderkombetar te gazit natyror, gje qe ndikon ne sigurine dhe qendrueshmerine e zhvillimit ekonomik te saj. Shqiperia ka nje program te vecante strategjik, qe mbeshtet zhvillimin e burimeve dhe rrjeteve energjitike, per integrimin e tyre ne tregjet rajonale dhe europiane, vecanerisht projektin e gazsjellesit Trans–Adriatik qe lidh Greqine me Italine nepermjet Shqiperise, si dhe gazesjellesin Adriatik–Jonian, qe lidh vendet e Ballkanit Perendimor”, eshte shprehur Topi.

Sot ne bote projektet e naftes dhe gazsjellesve ndryjne interesa globale dhe shpesh kane prapavija te theksuara politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA