Federata Belge e Futbollit mendon qe te ule ne stol nje trajner me eksperience per te rritur nivelin e kombetares, e cila nuk ka mundur te beje nje rrugetim te suksesshem ne eleminatoret e Boterorit 2010.
Luois van Gaal eshte emri me i mundshem per te marre drejtimin e kombetares se vendit fqinje. Tekniku i skuadres me te forte te kampionatit holandez, Az Alkmar eshte kontaktuar nga federata pas shkarkimit te Rene Vandereycken dhe refuzimit te trajnerit te Marsejes, Eric Gerets.
Sipas gazetes belge “Het Laatste Nieuws”, disa perfaqesues te federates kane vizituar Holanden ku jane takuar me Van Gaal. Zgjidhja e momentit mund te jete qe ai te marre drejtimin e Belgjikes, por deri ne vitin 2010 do drejtoje edhe Az Alkmar dhe me pas do t’i dedikohet vetem karrieres me kete kombetare.
Top Channel