Kur duhen edhe 6 ndeshje finishi i Bundesliges, trajneri i Bayern Munchen, Jurgen Klinsmann deklaron se kampionet e Gjermanise do japin shpirtin ne fushe per te fituar kampionatin.
“Shikoj nje skuader te pergatitur ne menyren e duhur. Duhet te marrim maksimumin e pikeve ne ndeshjet e ngelura”, thekson ish tekniku i kombetares se Gjermanise. Ndeshja e radhes eshte ajo kunder Schalke-s ne “Allianz Arena”, ku Klinamann kerkon perqendrimin maksimal nga djemte e tij.
“Qellimi jone eshte te mbajme nen presion te vazhdueshem skuadren e Wolfsburg”. Aktualisht vendin e pare e mban pikerisht skuadra e Felix Magath me 57 pike, 3 me shume se gjigandet e Bavarise. Ndeshjen e radhes Wolfsburg do ta luaje ne fushen e Energie Cottbus te Ervin Skeles qe ndodhet ne zonen e ftohte.
Top Channel