Bahrein, Rosberg dominon provat e lira
24/04/2009 17:45
Nico Rosberg me Williams ka qene piloti me i shpejte i sesionit te dyte te provave te lira ne pisten e Shakhirit ne Bahrein.
Piloti gjerman ka regjistruar kohen me te shpejte te dites 1:33:339, duke lene pas me 191 e mijtat Fernando Alonso me Renault dhe 277 te mijtat Jarno Trulli me Toyota. Kryesuesi i klasifikimit te pergjithshem, Jenson Button me Brawn Gp u rendit i gjashti.
Nderkohe, gjerat kane shkuar keq per Ferrarin qe zuri vendin e 16-te me brazilianin Massa dhe te 18-in me Raikkonen. Kohe jo pozitive edhe per Hamilton, i cili eshte renditur i 11-ti.
Top Channel