Arsenal eshte vene ne levizje per te blinduar sulmuesin holandez, Robin van Persie pas ofertave te mberritura ne seline e “Topcinjve” nga disa klube te medha evropiane.
Me 18 gola te shenuar kete sezon, drejtuesit e shoqerise londineze nuk duan te privohen nga nje bomber i tille edhe pse Van Persie ka kaluar nje sezon jo te mire per shkak te nje demtimi te gjate. Nderkohe, sumuesi tulipan do mungoje ne ndeshjen gjysmefinale te Champions League kunder Manchester United per shkak te nje demtimi ne kembe qe mund ta detyroje te humbase edhe ndeshjen e kthimit.
Pervec sulmuesit, Arsene Wenger duhet te beje llogarite edhe me mungesen e rendesishme ne mbrojtje te Gael Clichy, i cili vuan nga nje demtim ne shpine.
Top Channel