
Deputeti i PD, Prec Zogaj duke bere nje pasqyrim te arritjeve te qeverise se djathte ne fushen e ekonomise, ka permendur nje sere ligjesh te miratuara per uljen e taksave.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Zogaj ka deklaruar se nje tjeter kontribut qe PD ka dhene ne kete sektor ka qene edhe ulja e kuotes se sigurimeve shoqerore.
“Persa u perket goditjeve ne rrafshin ekonomik, gjeja e pare ka qene pergjysmimi i taksave sapo erdhem ne pushtet dhe ulja e tatimit mbi fitimin. Gjithashtu, taksa e sheshte eshte nje tjeter goditje dhe e tille eshte edhe reduktimi i kontributeve te sigurimeve shoqerore, qe ne daten 1 maj do te ulet me 5%”, ka deklaruar Zogaj.
Sipas tij, nje tjeter arritje e qeverise eshte edhe vendimi per t’i kufizuar pushtetit lokal mundesine e rritjes se taksave.
“Ajo qe ja vlen te nenvizohet eshte se PD ka ulur taksat dhe ka miratuar nje ligj qe pengon pushtetin lokal qe te rrise taksen mbi 10%. Gjithashtu, jane dyfishuar te ardhurat ne buxhet”, ka nenvizuar Zogaj.
Ai ka shtuar me tej se mazhoranca qeverisese ka arritur edhe te heqe monopolet dhe te liberalizoje tregun shqiptar. “Jane goditur monopolet. Me 4 operatore celulare eshte liberalizuar tregu”, ka theksuar Zogaj.
Ai ka shtuar me tej se po punohet edhe per ceshtjen e pronave, e cila sipas tij eshte ne rrugen e duhur dhe po merr zgjidhje.
“Po punojme edhe per ceshtjen e pronave. Kemi miratuar ligje. Jemi nje force politike qe kemi guxim ta zgjidhim kete ceshtje”, ka shtuar Zogaj.
Top Channel