
Me 49% pjesemarrje ne 2005-en dhe 47% ne 2007-en, zgjedhjet ne Shqiperi, si ato parlamentare edhe ato lokale, nuk terheqin turmat per te votuar.
Te rinjte, ata qe ne fakt perbejne edhe masen me te madhe te trupes elektorale, jane ne pararoje te bojkotuesve. Rezultati ne sallen e Universitetit “Aleksander Moisiu” ne Durres, eshte i pakenaqshem.
Levizja Europiane e Shqiperise, e cila eshte financuar nga te huajt per projektin e saj per voten e te rinjve, shpreson qe nepermjet seancave publike, te ndergjegjesoje studentet per te votuar me 28 qershor.
“Me disa perjashtime shume te rinj japin pershtypjen se politika nuk eshte per ta dhe se nuk mund te influencojne ne politiken shqiptare. Kjo eshte gabim sepse politika kudo ne bote ka nevoje per te rinjte”, eshte shprehur zevendesambasadorja holandeze ne Shqiperi.
Pervec nderhyrjes se te huajve, si ne kete rast diplomatja holandeze, Levizja Europiane ka hapur edhe nje faqe interneti, me informacione per te rinjte.
Keta, mbeten target-grupi me i lakmuar i forcave politike, ata qe do te bejne ndryshimin me 28 qershor.
Top Channel