Shefi i misionit te OKB-se ne Kosove, Lamberto Zannier, ka deklaruar se roli i tij do te shnderrohet ne ate te vezhguesit te punes se EULEX.
Deklarata eshte bere ne nje interviste per BBC-ne. Misioni do te vezhgoje edhe punen e institucioneve te Kosoves dhe atyre serbe ne veri te vendit. Me perfundimin e rikonfigurimit te misionit, do te propozohet ndryshimi i emrit te UNMIK-ut. Sipas Zannier, per te ardhmen e misionit i takon Keshillit te Sigurimit te vendose.
Zyrtari i larte nderkombetar kerkon qe Prishtina edhe Beogradi te krijojne kushtet per nje dialog te drejtperdrejte per ceshtjet me interes te perbashket. Edhe ne kete rast misioni qe ai udhëheq, do te luajë vetëm rolin e vezhguesit.
“Kemi nisur rrugen e mbartjes se funksioneve ne fushen e rendit dhe te ligjit ne duart e BE-se dhe te EULEX-it. Ne kemi marre rrugen e rikonfigurimit drastik deri ne ate mase sa ky mision eshte zvogeluar ne nje mision me funksion politik. Megjithate, ne ende kemi nje prani te konsiderueshme ne vecanti ne veri. Atje kemi ende funksione si ato te natyres se parandalimit te konflikteve si dhe ende ka funksione administrative”, ka thene Zannier.
Top Channel