Vrau per pronen ne Shkozet, gjykata e le ne burg

23/04/2009 08:00

Burg pa afat per vrasesin e dyfishte te Shkozetit. Gjykata e Durresit ka vleresuar dje masen e sigurise ndaj autorit te ngjarjes se ndodhur ne Lagjen 14, Kujtim Hasanaj.

Gjyqtarja e seances, Enkeleda Softa, caktoi masen e sigurise arrest ne burg per 35-vjecarin. Ai akuzohet per vrasjen e Shaban Karabrahimit, 49 vjec, dhe Sadik Lazrit, 27 vjec, gjate nje konflikti me vellezerit Karabrahimi per nje cope trualli.

Ndersa sot pritet te behet seanca per vleresimin dhe caktimin e mases se sigurise ndaj autorit te ngjarjes se dyte kriminale ne Shkozet.

Perplasja me arme e dy familjeve rome ne lagjen Shkozet ne qytetin e Durresit ka lene te plagosur rende tre pasagjere te linjes urbane te ketij qyteti, si edhe dy te plagosur lehte qe ishin kalimtare te rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA