
Kreu i grupimit G99, Erjon Veliaj ka folur ne “Top Story” per debatin qe ndan te majten nga e djathta ne vendin tone.
Sipas tij, maxhoranca ka vendosur per here te pare ne Shqiperi taksen e votes. “Ne kohen me te madhe te krizes ekonomike, e djathta refuzoi te pranonte qe kriza ekziston. Kam qene 2-3 dite rresht ne Vlore dhe kam deshmuar se si arbitrariteti i shtetit po perdoret kunder pronareve. E djathta doli hapur mbi ish pronaret dhe te perndjekurit, shtresa me te perfaqesuara ne kohen e Fatos Nanos”, theksoi Veliaj.
Ai denoncoi gjithashtu edhe luhatjet abuzuese te tregut te naftes ne vend, pavaresisht ndryshimeve ne bursat boterore. “E vetma arritje qe keni ne cmonopolizimin e tregut ne Shqiperi, e inicioi qeveria socialiste. Kjo eshte nje qeveri totalisht e pandjeshme per bizneset qe po falimentojne”, shtoi kreu i G99.
Top Channel