Serbia lobon ne Egjipt kunder Kosoves
23/04/2009 13:25
Serbia lobon tek Egjipti kunder pavaresise se Kosoves. Lajmin e ben te ditur gazeta serbe, “Blic”.
Burime te saj kane pohuar se presidenti Boris Tadic eshte angazhuar personalisht, qe te binde homologun e tij, Hosni Mubarak, te dorezoje nje deklarate kunder pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.
Sipas gazetes, presidenti serb, ministri i Jashtem, si dhe nje pjese e madhe e qeverise, jane angazhuar ne lobimin tek shtetet qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves.
Sipas informacioneve nga GJND, deri tani 21 shtete jane shprehur pro ligjshmerise, ndersa 13 kunder.
Top Channel