Rama propozon “Kodin e Tokes”

23/04/2009 16:40

Kryetari i opozites, Edi Rama, celi kapitullin e zhvillimit te programit rural dhe bujqesise, gjate turit te  tij te prezantimit te programit qeverises.

Ne Kemishtaj te Lushnjes, zoti Rama preku nje nga ceshtjet thelbesore te bujqesise sot, ate te reformes ligjore te prones ne fshat. Sipas shefit te socialisteve jane pikerisht keto probleme qe kane paralizuar financimin e sektorit bujqesor.

Zoti Rama leshoi premtimin konkret qe mendohet t’i jape zgjidhje pronesise se tokes ne fshat.

“Te gjithe legjislacionin ekzistues mbi pronen ne fshat dhe ne teresi ne do ta kthejme ne kod te tokes. Do te perfundojme regjistrimin ne te gjitha zonat kadastrale dhe do te nxisim zhvillimin e tregut duke ofruar qofte lehtesi fiskale qofte procedura”, u shpreh Rama.

Zoti Rama tha se ne dy vjet te rrugetimit te tij ne cdo cep te vendit ne turin “Dialog me Shqiperine”, jane hasur me problemet madhore te administrimit te tokes. Konstatimet ne kete tur, kane gjetur vend ne programin qeverises, tha Rama ndaj dhe eshte perpunuar sistemi i administrimit te tokes dhe ristrukturimit te informacionit kadastral.

Zoti Rama nenvizoi si domosdoshmeri per zhvillimin bujqesor sigurine dhe statusin ligjor te tokes bujqesore ndaj dhe programi i PS-se, argumentoi ai ka reflektuar nje pjese te qenesishme te sygjerimeve nga terreni.

Top Channel