Rama: Komisioni hetimor, nga deshperimi

23/04/2009 19:25

Edi Rama, ne cilesine e kryetarit te bashkise se Tiranes ka reaguar ndaj krijimit te komisionit hetimor ndaj institucionit te tij nga mazhoranca qeverisese.

Ne nje konference per shtyp te mbajtur para pak castesh, Rama e ka cilesuar ngritjen e komisionit nje loje te vjeter te kryeministrit Berisha, i cili sipas tij eshte i deshperuar nga humbja e pashmangshme me 28 qershor.

“Keto jane sulme te uleta. Kjo eshte nje humbje per ata qe e organizuan, humbje per Berishen dhe shpuren e tij. Ka nje shprehje te mencur qe thote se njerezit e deshperuar bejne gjera te deshperuara. Dhe ata s’mund ta fshehin dot deshperimin duke vene ne skene shfaqje te vjetra. Eshte nje deshperim nga humbja. Eshte fundi i nje politike 18 vjecare te keqqeverisjes dhe shenje se 4 vjet te tjera si keto nuk durohen”, ka deklaruar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA