Punonjesit e perkohshem, qeveria shton 138 vende

23/04/2009 08:25

Qeveria shtoi numrin e punonjesve me kontrate ne administraten publike. Per vitin 2009, qeveria ka vendosur te punesoje me kontrate 138 persona te ndara ne ministri te ndryshme dhe institucione shteterore.

Numri i te punesuarve me kontrate do te jete 2568 persona, nga 2430 qe ishin parashikuar ne vendimin e muajit shkurt te ketij viti. Numri i punonjesve me kontrate te perkohshme, per vitin 2009, behet 2568 dhe perfituesit do te jene prane Ministrise se Financave, Kuvendit te Shqiperise, Ministrise se Ekonomise dhe Ministrise se Bujqesise.

Kontrata me shtetin do te zgjase nga 4 deri ne 12 muaj, per nje orar pune nga 4 deri ne 8 ore. Keta punonjes nuk do te perfshihen ne procesin e konkursit per shkak se cilesohen si punonjes me kontrate pune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA