Opozita bojkoton Konferencen e Kryetareve

23/04/2009 10:35

Opozita bojkoton Konferencen e Kryetareve pasi ende nuk eshte gjendur nje zgjidhje per kartat e identitetit.

Ne seancen e sotme kuvendore do te marrin pjese vetem 4 deputete te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, Kastriot Islami, Arta Dade dhe Blendi Klosi.

Gjate ores se debatit, deputetet e opozites do te diskutojne vetem per kartat e identitetit.

Ne seancen e kaluar deputetet opozitare vendosen te braktisnin seancat parlamentare deri ne zgjidhjen e plote te ceshtjes se kartave.

Partia Socialiste ne menyre te perditshme ka shprehur shqetesimin e saj per kete proces, duke e konsideruar rrezik per deshtim te zgjedhjeve.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA