Operatori i katert, Olldashi: S’eshte privatizim

23/04/2009 19:35

Pas miratimit ne Kuvend te licenses se katert celulare, ministri i Telekomunikacioneve Sokol Olldashi, ka sqaruar opinionin publik se pse procedura e ndjekur eshte teresisht ligjore.

“Nuk eshte privatizim, po japim perdorimin e nje frekuence. Nuk eshte nje aset, por nje koncesion dhe ne raste te tilla fituesi mund te shpallet edhe kur eshte vetem nje. PTK dhe grupi i biznesmeneve shqiptare kane ofruar nje cmim prej 7.2 milione eurosh, me shume nga sa prisnim. Ne kete menyre Shqiperia behet vendi i pare ne rajon me 4 operatore”, ka sqaruar Olldashi.

Konsorciumi fitues do te paguaje 7.2 milione euro ne arken e shtetit brenda nje jave nga marrja zyrtarisht e licenses dhe sipas kushteve te kontrates do te jete efektive ne treg vetem 6 muaj pas kesaj date.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA