Massa: Brawn Gp eshte skuderia qe duhet mundur

23/04/2009 20:40

Felipe Massa ben llogarite pas tre garave te para te sezonit ku Ferrari nuk ka marre asnje pike.

Braziliani i kokekuqes shenjestron Brawn Gp si kundershtarin me te madh te ketij sezoi. “Nuk duhet te mendojme se Red Bull do jete skuadra qe duhet mundur, te pakten per momentin. Duke pare sa benzine kishte Vettel ne Kine, mund te vija bast se ne piste te thate nuk do kishte fituar”, thekson braziliani.

Ne vijim, ai shton se skuadra te cilen duhet te mundin kete sezon eshte Brawn Gp sepse ka fituar me shume se te tjeret por eshte edhe nje makine shume e mire. “Per te pasur nje tablo te qarte duhet te presim ende, por nese i referohemi asaj qe kemi pare, nuk kemi dyshime se Brawn Gp eshte skuderia me e mire e momentit”, perfundon nenkampioni i botes.

Top Channel