Kupa e Italise, Sampdoria finalistja e dyte

23/04/2009 23:45

Sampdoria eshte finalistja tjeter e Kupes se Italise. Edhe pse eshte mundur me rezultatin 1-0 ne “San Siro” nga Interi, ata kane mundur te kalojne me tej fale fitores ne ndeshjen e pare 3-0.

Kishin per detyre te mbroheshin ne kete ndeshje dhe e ben shume mire te ndihmuar edhe nga fati ne disa raste.

Nje aksion i nisur nga Hulio Sezar shnderrohet ne gol nga Ibrahimovic qe ne minuten e 27-te te takimit.

Pak minuta me pas ka qene serish suedezi i cili me nje goditje klasi le ne vend portierin, por kete here ishte shtylla qe nuk e lejon te shenoje.

Edhe ne pjesen e dyte Interi ka kembengulur per te permbysur humbjen e ndeshjes se pare, por portieri i Sampdorias nuk lejoi qe rrjeta e portes se tij te prekej serish.

Finalja e Kupes se Italise te ketij edicioni mes Lacios dhe Sampdorias do te zhvillohet me 13 maj ne stadiumin “Olimpiko” te Romes.

Top Channel