“Kartat”, PS: Masat e qeverise, gjysmake

23/04/2009 11:10

Partia Socialiste eshte e shqetesuar per procesin e pajisjes se qytetareve me karta dhe kerkon serish nga qeveria qe t’i shperndaje dokumentat falas.

Kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, deklaroi ne seancen plenare te kuvendit se sistemi qe po aplikohet per karta po rrezikon ushtrimin e te drejtes kushtetuese te votuesve, te cilet duhet votojne, pavaresisht gjendjes ekonomike.

“Masat gjysmake te qeverise, jo vetem qe nuk heqin taksen e votes po kane krijuar konfuzion per votuesit dhe zbatuesit. Ne kemi dhene propozimet tona per shperndarjen e kartave”, u shpreh Leskaj.

Sipas saj, kryeministri eshte para proves se pare si nje vend anetar i NATO-s dhe duhet te jape zgjidhjen.

“Kryeministri duhet te provoje se mund ta zgjidhe kete ceshtje institucionale dhe maxhoranca nuk duhet te mbaje peng te ardhmen integruese te vendit, po te degjoje zerin e opozites”, u shpreh Leskaj.

Patozi: Rama, frike nga humbja

Kryetari i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, e konsideron qendrimin e opozites per te mos marre pjese ne komisionet parlamentare dhe ne sallen e kuvendit, si absurd.

Duke folur per ceshtjen e kartave, Patozi deklaroi se Rama nuk kerkon zgjidhjen e ceshtjes se kartave, po nje karte per ta patur si justifikim per humbjen e zgjedhjeve te qershorit.

“Ne do te zhvillojme zgjedhje ne baze te Kushtetutes dhe jo atehere kur Rama do te jete i bindur se mund t’i fitoje ato”, u shpreh Patozi.

Kreu kuvendor demokrat shtoi se e gjithe kjo situate eshte perpjekje e opozites per te ulur debatin politik ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA