Mirel Josa ka fituar “betejen” personale me Elbasanin.
Pasi u shkarkua nga skuadra ne javen e 19-te te Kategorise Superiore, me vendim te bordit drejtues te klubit, tekniku e ka ndjekur çeshtjen ne komisionet e FSHF-se, duke kerkuar demshperblim per prishje te njeanshme te kontrates.
Me ne fund, pas afro 80 ditesh, e drejta u vendos ne vend. “Edhe pse triumfi i Joses mund te cilesohet ‘gjysmak’, eshte vendosur te pranohet pjeserisht kerkesa e trajnerit Mirel Josa dhe detyrohet Elbasani t’i paguaje tri rroga mujore, me vlere te pergjithshme 750 mije leke te reja”, citohej ne vendimin e Komisionit te Disiplines.
45-vjeçari behet trajneri i dyte shqiptar ne kete sezon qe perfiton pagesen e disa rrogave nga klubi qe e largoi. Perpara ketij rasti, Flamurtari u detyrua t’i paguante tri rroga Eqerem Memushit.
Top Channel