
Sipas deputetit socialist, Kastriot Islami, e majta dhe e djathta ne Shqiperi nuk ndahet nga shume gjera dhe jane vetem disa detaje te vogla ato qe i dallojne palet.
“Tranzicioni ekonomik ne te gjitha vendet ne tranzicion eshte trajtuar sipas modelit te FMN-se, pavaresisht qeverive te majta apo te djathta. Modeli i taksave ne vendin tone eshte me shume i majte. Rritja e shpenzimeve eshte ne pergjithesi model i majte. Kete e ka perdorur edhe PD duke rritur deficitin. Ndoshta mund te kete elemente klasike por ka perzierje elementesh”, shprehet Islami ne debatin per te majten dhe te djathten.
Ne vijim, ai ka shtuar se edhe ne bote, tendenca e momentit eshte perqafimi i partive popullore. “Rasti me tipik eshte i Zhvarcenegerit ne Kaliforni, i cili e ka cilesuar elektoratin si elektorat konsumator dhe mesazhet nuk kane qene ideologjike. Ne Shqiperi, megjithese jemi ne nje faze me te prapambetur, tendenca e elektoratit eshte e tille”, shton deputeti socialist.
Islami ka pranuar se me kalimin e viteve, elektorati eshte profilizuar dhe nje pjese e madhe e tij eshte pozicionuar ne mes te PD-se dhe PS-se. “Eshte pikerisht ky elektorat qe ben dallimin per te fituar zgjedhjet. Kur ndodhesh ne opozite e ke me te lehte per ta marre kete shtrese, ndersa me te veshtire e ka maxhoranca. Prandaj shikojme edhe tek PD-ja disa elemente kontraversale, duke i krahasuar me te djathten klasike. Po marr ketu si shembull ish pronaret apo shtesat e pagave”, nenvizon Islami.
Top Channel