Nje femije 10 vjec nga Fieri ka gjetur vdekjen pas renies nga parvazet e shkalleve te shkolles.
Demtimet e renda ne koke qe mori pas rrezimit, e futen ne gjendje kome per dy jave, ndersa dje ne mesdite zemra e vogelushit pushoi se rrahuri ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Kevi Kuka, 10 vjec, ra dy jave me pare nga parvazet e shkalleve te shkolles se muzikes, “Jakov Xoxe”.
Sipas mesuesve, femija me disa shoke te tij po luante duke rreshqitur ne keto parvaze, nga edhe ka rene me koke nga nje lartesi prej afro 12 metrash.
Ngjarja e rende ka shokuar stafin pedagogjik te shkolles. Gjate dy javeve te fundit, mesuesit kane marre masa te rrepta per te mos lejuar asnje femije qe te dale ne korridore gjate pushimeve mes oreve. Gjithashtu edhe Drejtoria e Arsimit Fier ka leshuar nje urdher te brendshem per te gjitha shkollat dhe mesuesit. Ky urdher perfshin masa per nje kujdes me te madh per nxenesit edhe kur ata jane ne pushimin mes oreve dhe ne pushim te gjate.
Top Channel