Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier ka deklaruar se Prishtina zyrtare ka nisur te zbatoje planin 6 pikesh te OKB-se, pavaresisht kundershtimeve qe pati ne fillim.

“Edhe pse e kane refuzuar kete plan, autoritetet e Kosoves po zbatojne disa pika te tij, si per shembull ate ne fushen e policise”, ka pohuar Zannier.

Duke komentuar deklaraten e presidentit Sejdiu, se UNMIK duhet ta mbylle misionin ne Kosove, Zannier ka saktesuar se ne qershor administrata nderkombetare do te shkurtohet me 500 vete dhe ka shtuar se Kosova mund te perfitoje ende nga ky mision.

“Kosova mund te perfitoje ne raportet mes saj dhe atyre organizatave apo shteteve qe nuk e kane njohur ende pavaresine”, ka shtuar Zannier.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta