Spanje, gazeta katalanase kerkon denimin e Pepe

22/04/2009 16:45

Fitorja spektakolare e Real Madrid vetem brenda 2 minutash edhe pse ishte ne avantazh 1-2 ndaj Getafes, ka ngjallur zemerimin e shtypit katalanas.

Shkas nuk eshte bere fakti se fundi i ndeshjes ka rezultuar mjaft tragjik per te vegjelit e Madridit, por sjellja brutale ne fushe nga mbrojtesi “merengues”, Pepe. Gazeta “Sport” e cileson si jokorrekte nderhyrjen e portugezit ne dem te kundershtarit Casquero, madje kjo gazete shkon edhe me tej duke e sulmuar lojtarin me fjale te ashpra.

“Pepe e ka sulmuar kundershtarin nepermjet nje akti shume te poshter pasi ai ishte i shtrire ne toke dhe nuk kishte asnje mundesi te mbrohej. Ne fillim i preku njeren kembe dhe me pas shpatullen”, thekson e perditshmja katalanase qe kerkon nje denim te vecante per portugezin.

Top Channel