Rraklli: U ktheva sepse futbolli eshte jeta ime

22/04/2009 08:55

Altin Rraklli kthehet ne futbollin e luajtur. Ish-sulmuesi i Kombetares eshte bere zyrtarisht pjese e amatoreve te SpVgg Bajern Hof, skuader qe militon ne Bajern Liga.

Ne aventuren e re ne Bavari, 38-vjeçarit i ka paraprire reputacioni. Ne fakt, ne vitin 2000, ai i ka “dhuruar” Bajernit te Mynihut titullin e kampionit te Bundesliges.

Ajo skene eshte e fiksuar mire ne koken e Rrakllit: ishte ndeshja e fundit e sezonit 1999/2000. Me 20 maj Unterhaking priste ne fushen e saj Bajer Leverkusen, qe mund te fitonte kampionatin nese nuk humbiste. Topi ndodhej ne zonen e miqve, sulmuesi shqiptar ushtron presion ndaj Mikael Balak dhe e detyron te shenoje autogol.

Disa kilometra me tej ne “Olimpia Stadium” te Berlinit fillon festa, bavarezet shpallen kampione te Gjermanise. Fale surprizes se Unterhaking, ndoshta edhe fale Rrakllit.

Kane kaluar thuajse 9 vjet nga ajo dite. Sulmuesi nuk eshte me ne kulmin e rinise dhe do t’i rikthehet fushave pas dy viteve shkeputjeje.

Lamtumira erdhi kur militonte me skuadren e vendlindjes, Besen e Kavajes, nderkohe qe nje sezon me pare u shpall kampion i Shqiperise me Tiranen. Pavaresisht kesaj, deshira per te luajtur eshte e madhe. “Futbolli eshte e gjithe jeta ime. Kjo eshte arsyeja perse vendosa te luaj perseri”, deklaroi ai.

“U ktheva ne Shqiperi ku fitova kampionatin me Tiranen. Skuadra u kualifikua edhe ne turin e dyte eliminator te Liges se Kampioneve”. Arsyet qe e detyruan te terhiqej ishin te shumta dhe Rraklli nuk ka frike te flase per problemet e futbollit shqiptar: “Isha mesuar ne Gjermani dhe preferova ta mbyllja karrieren. Gjendja e keqe e infrastrukturave ne Shqiperi me irritonte”.

Lojtari, qe ne 63 ndeshje me perfaqesuesen kuqezi ka shenuar 11 gola, e ka te qarte se çfare do te beje ne te ardhmen. Pas aktivizimit me SpVgg Bajern Hof, ai synon te filloje karrieren si trajner. “Deri me 10 maj, do te mendoj te ndihmoj skuadren. Ne vitet ne vazhdim do te bej kursin per trajner, qe organizohet ne Shqiperi nga UEFA dhe eshte i vlefshem per te gjitha vendet evropiane”, pohoi golashenuesi i dyte me i mire ne historine e Kombetares se vendit tone.

Por, tashme qe u kthye, Rraklli nuk ngutet te largohet. Gjithçka do te varet nga vizioni i klubit te ri dhe deshira e drejtuesve per te ecur perpara. “Mendoj se ne harkun e gjashte javeve do te takohemi perseri per te diskutuar. Nese drejtuesit e klubit kane synime dhe ambicie qe do te me bindin, mund te vazhdoj te luaj. Kerkoj nje aventure te ngjashme me ate qe perjetova tek Unterhaking: nga nje skuader modeste dhe e panjohur e Mynihut, u ngjitem deri ne Bundeslige”.

Debutimi i tij pritet te ndodhe sot kunder Selbitz, ne takimin e vlefshem per “Toto Cup”. Me gjithe pervojen e madhe, sulmuesi nuk e fsheh ankthin. “Jam shkeputur prej nje kohe te gjate dhe nuk e di si do te reagojne muskujt. Jam stervitur, por ndeshjet jane nje histori krejt e ndryshme”, perfundoi Rraklli.

Top Channel