
Shqiptari Judmir Meta do te drejtoje skuadren gjermane te futbollit amator, Borusia Fulda, e cila militon ne Hessenliga. Lajmi u publikua nga mediat lokale, te cilat theksojne se behet fjale per nje rikthim te shqiptarit ne postin e trajnerit ne kete skuader.
Meta (33 vjeç), ne moshen 10-vjeçare ka filluar te merret me futboll ne qytetin jugor shqiptar, ku studionte ne shkollen sportive. Nga viti 1986-1991 luajti per te rinjte e Flamurtarit.
Se bashku me Altin Lalen, Ervin Skelen e Geri Çipin, ai u transferua ne Bundeslige, menjehere pas nje ndeshjeje Shqiperi-Gjermani.
Se bashku me Lalen, ai u be pjese e skuadres Borusia Fulda, ku luajti per disa vite (1991-1999). Ne vitet 2001-2005 u transferua ne radhet e FC Britannia. Pas nje demtimi te rende, Metes iu desh te largohej nga futbolli i luajtur, duke e nderprere keshtu ne mes endrren per te luajtur ne futbollin profesionist. Por Borusia Fludi i ofroi atij perspektiven e trajnerit te ekipeve te te rinjve E-, C-, B-, A-, Borusia Fulda II (te rriturit).
Aktualisht ai drejton ekipin e FV Horas. Por tashme do te rikthehet te Borusia Fulda. “Eshte nje kenaqesi e madhe per mua, te jem per ketu, u shpreh Meta. E njoh skuadren, pasi kam stervitur me pare. Deshiroj te formoj nje ekip te mire, qe te luaje me zemer”. Puna e tij fillon me 1 korrik, kur dhe do t’i duhet te pergatise skuadren per sezonin tjeter.
Top Channel