Matthaeus: Ballack lojtar i parendesishem tek Chelsea

22/04/2009 21:50

Lothar Matthaeus eshte nje nga ata njerez qe i thote gjerat hapur dhe kete ka bere edhe me kapitenin e Gjermanise, Michael Balalck ne nje interviste per gazeten “Bild”.

“Tek Chelsea ai nuk eshte nje lojtar i rendesishem, eshte vetem nje mes te tjereve. Skuadra eshte e perbere nga nje grup fantastik dhe te arrish te luash aty, nuk eshte e lehte. Ballack nuk arriti te behej nje lojtar lider. Ende eshte pjese e formacionit titullar por nuk e besoj se kjo do ndodhe edhe per shume kohe”, shprehet tekniku i izraeliteve te Maccabi Netanya.

Shqetesimi i Matthaeus lidhet me shume me kontraten e kapitenit te Gjermanise qe skadon ne fund te ketij sezoni. Nuk dihet ende nese Ballack do vazhdoje te jete pjese e skuadres blu pasi kriza ekonomike ka prekur edhe xhepat e Abramovich dhe largimi i gjermanit do ishte nje lehtesim shume i madh per te.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA