
Per here te pare ne histori, Kosova do te prese nje Kampionat Evropian ne futboll. Nuk behet fjale per aktivitetin e sportit me popullor ne bote, por nje kampionat ku lojtaret jane robote.
Evenimenti fillon me 10 qershor ne Prishtine dhe eshte parashikuar te zgjase tri dite. Turneu i veçante do te organizohet nga Universiteti per Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe “sfidat” jane parashikuar te luhen ne ambientet e ketij institucioni.
Kosova do te perfaqesohet nga ekipi i ketij universiteti, Kosova-UBT, ndersa aty pritet te marrin pjese edhe skuadra nga vende te ndryshme te kontinentit. Edmond Hajrizi, drejtuesi i skuadres kosovare, eshte shprehur mjaft i kenaqur, pasi ata behen ballkanasit e pare qe organizojne Evropianin e roboteve ne futboll.
“Federata Evropiane e Futbollit per Robote (FIRA) ia besoi UBT-se organizimin e kampionatit te ketij viti. Aktiviteti ka peshen e tij, pasi Kosova eshte shteti i pare ne rajon qe organizon kete turne. Ky eshte edhe nje tregues i nivelit te larte te zhvillimit te arsimit te larte ne vendin tone”, u shpreh ai.
Hajrizi zbuloi se realizimi i ketij kampionati, do t’i kushtoje UBT-se rreth 20 mije euro. Nderkohe, kreu i FIRA-s, Peter Kopaçek, beri te ditur se pese skuadra kane konfirmuar pjesemarrjen: perveç organizatoreve nga Kosova jane edhe dy skuadra nga Austria, nje nga Gjermania dhe nje nga Zvicra. Ne javet ne vazhdim priten pergjigjet e nje ekipi nga Holanda, nje nga Sllovenia dhe nje nga Sllovakia.
Ky lloj sporti luhet duke perdorur robote te programuar (gjysme-inteligjente), qe veprojne se bashku ne fushe. Sipas rregullave, robotet nuk duhet te jene me te medhenj se 7.5 cm dhe te kene shpejtesi me te madhe sesa 12 km/h. Çdo ekip ka 12 lojtare, nga te cilet 11 luajne, ndersa njeri qendron rezerve. Ndeshja perbehet nga dy pjese me nga pese minuta secila.
Top Channel