
Hanover deshiron ta mbaje Altin Lalen te pakten edhe per nje sezon tjeter. Por per kete ka nje kusht, shqiptari duhet te pranoje ulje te rroges.
Lajmi u be i njohur dje nga e perditshmja gjermane HAZ. Presidenti Martin Kind eshte i bindur per ta mbajtur ish-kapitenin shqiptar. Lala, ne moshen 33-vjeçare, pret shume shpejt te marre oferten per rinovimin e kontrates se tij. Kohet e fundit ka qene ne qender te kritikave, por gjithsesi ai nuk dorezohet. Te shumte ishin ata qe i dolen ne krah: “eshte nje lojtar model, luftarak, askush nuk mund te injoroje kualitetin e tij, i cili ka ndihmuar ne permiresimin e imazhit te Hanoverit ne Gjermani dhe Evrope.
Lala mberriti te Hanoveri (ne Bundesligen 2) ne vitin 1998 nga Borusia Fulda. Ish-kapiteni shqiptar ka merite ne ngjitjen skuadres ne Bundesligen I. Ne kete sezon eshte aktivizuar pak per shkak te disa demtimeve (ne 12 ndeshje, 11 here si zevendesues). Por Lala synon rikthimin titullar. “Po rikthehem ne forme. Dhe kur te jem ne 100%, deshiroj te luaj titullar. Por nuk do te bej polemika”. Apeli i tij duket se ka rene ne veshet e shefit Kind, i cili thote: “Natyrisht Lala e di, se koha e tij si futbollist po perendon”.
Por shefi i klubit i njeh meritat e shqiptarit. Ai e perkufizon ate nje “lojtar qe ka merituar gjithçka”, qe kur ka mberritur ne kete skuader dhe ka kontribuuar ne permiresimin e imazhit te Hanoverit. Lala eshte shnderruar ne nje ikone te Hanoverit, ndersa shume profesioniste thjesht kane kaluar transit ne kete skuader. Jane keta faktore, te cilet do te luajne nje rol jo te vogel gjate tratativave mes paleve.
“Kemi shume gjera per te diskutuar”, shton Kind. E thene qarte: Ish-kapiteni i adhuruar ne Hanover do te duhet te pranoje reduktimin e rroges, nese ai deshiron te qendroje. Ende nuk eshte percaktuar nje oferte konkrete. Por sigurisht Lala eshte i gatshem: “Une do te luaj futboll edhe dy vite te tjera. Nese jo te Hanoveri, atehere diku tjeter”. Gjithsesi brenda 14 diteve te ardhshme do te kete nje vendim perfundimtar.
Top Channel