
Perfaqesues te 27 vendeve anetare te Bashkimit Europian, nen kryesimin e ambasades ceke si kryesuese e radhes e Bashkimit Europian, moren ne provim drejtesine shqiptare per te testuar perparimin e reformave dhe respektimin e pavaresise, ne kuader te plotesimit te kushteve pas nenshkrimit te marreveshjes se Stabilizim-Asociimit dhe ne prag te pergatitjes se progres raportit te ri.
Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, prokurorja e Pergjithshme dhe zevendesministri i Drejtesise u ulen perballe diplomateve europiane dhe iu pergjigjen per me shume se dy ore pyetjeve te tyre lidhur me hartimin e disa ligjeve shume te rendesishme, reformat, buxhetin, pavaresine dhe madje edhe hetimin e disa ceshtjeve konkrete.
Sipas burimeve jo zyrtare, mesohet se prokurorja e Pergjithshme ka ritheksuar para diplomateve europiane faktin se institucioni i Prokurorise eshte gjendur vazhdimisht ne presionin e politikes dhe qeverise, si pasoje e ceshtjeve qe jane vene nen hetim, por edhe nen presionin e publikut, i cili sipas saj ka pritur rezultate konkrete per luften ndaj korrupsionit. Ata kane kerkuar te mesojne konkretisht edhe per hetimet dhe presionet e mundshme ndaj prokurorise per ceshtjen e Gerdecit.
Interesimi i diplomateve europiane ka qene i gjere, duke perfshire miratimin e ligjit per Prokurorine, imunitetin e prokuroreve, e deri tek pagat e gjykatesve.
Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, nuk dha detaje per kete takim, por theksoi se secila pale ka bere raportin e saj
“Na u desh te ballafaqohemi me pyetje te ndryshme te diplomateve. Diplomatet jo vetem qe ishin familjare po ishin shume te interesuar per ceshtjet”, u shpreh Spahiu.
Duke qene nje takim faktmbledhes, per llogari te progres raportit, asnjeri prej institucioneve nuk raportoi zyrtarisht mbi faktet qe u hodhen aty dhe detaje te bisedimeve.
Top Channel