Deshifrohet mbishkrimi ne shpate

22/04/2009 16:05

Restauratoret deshifrojne mbishkrimin e shpates se nje prej sulltaneve me te sukseshem, te perandorise Osmane, Bajazitit te II.

Ne tekstin e transkriptuar nga osmanishtja nga profesori hollandez, Frederick De Jong, thuhet : “Dhuruar Madherise se tij, Sulltanit te Larte, Bajazit Han, djalit te Sulltan Mehmet Han, i biri i Sulltan Muratit”.

Ky eshte i vetmi shenim mbi tehun e shpates, pa date dhe vend prodhimi qe zakonisht shpatat kane. Vete profesor De Jong, mendon se prodhimi saj eshte bere ne qendrat e medha si Stamboll apo Burse. Kjo per shkak te cilesise se larte te celikut, kaligrafise fine ne ar, vlera e se ciles arrin ne 1 milion dollare.

Shpata i perket fundit te shekullit te XV dhe fillimit te shekullit te XVI.

Frederik Stamati, eshte restauratori i cili po udheheq dhe grupin qe do te merret me restaurimin e saj, sqaron se objekti nuk eshte shpate e plote, pasi kellefi dhe doreza prej briri te thyera ne te dyja anet, jane te nje periudhe me te vone se tehu, qe u perkasin koheve dhe vendeve te ndryshme.

“Vendosem te nderhyjme per te bere restaurimin e domosdoshem, me qellim qe ky objekt te jete ekspozuar ne nje nivel te denje”, u shpreh restauratori, Stamati.

Nuk dihen shume te dhena mbi shpaten. Ajo mban numer inventari 841 dhe eshte ne gjendje te mire.

Nuk dihet kur, kush dhe ku eshte gjendur, pasi ishte pjese e arkivit te Institutit Shkencor qe ne vitet ’46-’47 dhe vetem para kater vitesh u zbulua se ajo ishte pikerisht shpata e Sulltan Bajazitit te II.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta