Uimbelldoni, merren masa ndaj reshjeve

21/04/2009 22:45

Organizatoret e turneut te Uimbelldonit duket te kene gjetur nje zgjidhje per kushtet e veshtira klimaterike qe shpesh here kane ndikuar ne ndeshjet e ketij evenimenti per vite me radhe.

Nje cati e levizshme eshte montuar ne fushen qendrore ku do te zhvillohen ndeshjet e Uimbelldonit qe starton ne qershor.

Duhen vetem 10 minuta qe catia e cila peshon 1 mije tone, te mbuloje plotesisht stadiumin, gjithashtu duhen rreth 20 apo 30 minuta qe te vihet ne funksionim sistemi i qarkullimit te ajrit.

Edhe ceshtja e ndricimit duket te jete e zgjidhur pasi jane montuar 120 prozhektore qe bejne te mundur ndricimin optimal te fushes.

Kjo eshte zgjidhja e gjetur nga organizatoret per fushen qendrore e cila ekziston qe prej 87 vitesh, ne tribuna jane shtuar edhe 1200 vende shtese duke e cuar ne 15 mije kapacitetin.

Me 17 maj ne kete fushe tashme krejtesisht te re do te zhvillojne nje ndeshje Andre Agasi, Tim Henman, Stefi Graf dhe Kim Klajsters.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA