Trajneri, FSHF eksploron pisten kroate

21/04/2009 08:45

Kane kaluar vetem pak me shume 72 ore nga largimi zyrtar i Ari Han nga drejtimi i Kombetares shqiptare dhe pikerisht tani eshte piku i impenjimit te drejtuesve te Federates Shqiptare te Futbollit per gjetjen e trajnerit te ri.

Kjo mendohet te rezultoje vendimtare per sa i perket emrit te njeriu qe do te ulet ne pankinen e Shqiperise per pjesen e mbetur te eliminatoreve te Boterorit 2010.

Ne tryezen e punes se presidentit Duka qendrojne shume CV trajneresh, te famshem apo jo, te cilet kane shprehur gatishmerine per te lidhur te ardhmen e tyre me Kombetaren tone.

Por me kalimin e diteve rrethi po ngushtohet dhe duket se ne preferencat e presidentit te FSHF-se eshte perzgjedhja e nje trajneri nga Ballkani, i cili do te ishte me i gatshem per t’i plotesuar kushtin e qendrimit per me shume kohe ne vendin tone, si rezultat shpenzimin e me shume kohe ne detyre.

Nje burim i besueshem prane numrit nje ne federate pohon se pista me e preferuar eshte ajo kroate, e cila shquhet ne kete drejtim. Deri tani mesohet se vetem Zllatko Kranjçar (ish-trajner i Kroacise) ka derguar CV, por nuk eshte mes te pelqyeshmeve ne FSHF.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta