Topalli: Ndryshim edhe ne 4 vitet e ardhshme

21/04/2009 20:55

Rubiku ka qene stacioni i radhes se kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, ne vijim te turit “Shqiperia po ndryshon”.

Duke e vene theksin tek premtimet e realizuara nga qeveria, zonja Topalli theksoi se Shqiperia ne drejtimin e demokrateve do te vazhdoje te ndryshoje edhe ne mandatin e dyte qeverises.

“Nderkohe qe ne anetaresojme Shqiperine ne NATO, Rama ben protesta. Nderkohe qe ne rrisim rrogat dhe pensionet, ne Parlament ata votojne kunder. Nderkohe qe ne sjellim buxhet shtese ne Parlament, qe do shkoje per Shqiperine, ata prap votojne kunder”, eshte shprehur Topalli.

Top Channel