Thaci: Do te kemi njohje te reja
21/04/2009 18:45
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka shprehur bindjen e tij se njohja e pavaresise nga Arabia Saudite do te pasohet nga njohje te tjera.
Sipas Thacit, numri 58, qe perfaqeson vendet qe kane njohur shtetin e ri, ne nje te ardhme te afert do te rritet.
“Do te kemi njohje te reja, te cilat do te dergojne mesazhin se perspektiva e Kosoves eshte e sigurt dhe se keto njohje ndodhin si rezultat i suksesit tone, i punes se mire qe kane bere institucionet e Kosoves ne bashkepunim me nderkombetaret”, ka deklaruar Thaci.
Top Channel