Ternava: Njohje te tjera nga vendet islamike
21/04/2009 16:05
Myftiu i Kosoves, Naim Ternava ka shprehur bindjen e tij se pas Arabise Saudite procesi i njohjes se pavaresise nga vendet islamike do te vijoje me ritme te shpejta.
“Besoj se te gjitha vendet nga organizata e Konferences Islamike do te njohin Kosoven kohe pas kohe”, ka deklaruar Ternava.
Ai ka shprehur besimin e tij se se shpejti Kosova do te njihet edhe nga Kuvajti, Jordania, Behrejni dhe Katari.
“Njohja nga Arabia Saudite eshte thirrje per njohje te tjera. Besoj se pas pak ditesh do te njihemi edhe nga shtete te tjera te Gjirit, te cilat kane influence”, ka shtuar Ternava.
Top Channel