Shijak, vetevaret 28-vjecari, nuk dihen motivet

21/04/2009 15:25

Nje 28-vjevar eshte gjendur i vetevarur ne nje peme poshte Ures se Shijakut ne hyrje te qytetit.

Taulant Bulluti banues ne Kater Rruget Xhafzotaj te Shijakut eshte vetevarur gjate oreve te nates dhe ne te gdhire te dites se marte. Trupi pajete eshte konstatuar nga nje kalimtar i rastit.

Sipas burimeve te policise 28-vjecari Bulluti punonte ne nje servis automjetesh dhe nuk kishte shume kohe qe ishte martuar. Nuk dihen arsyet qe kane shkaktuar kete ngjarje te rende.

Trupi i Bullutit eshte derguar ne morgun e spitalit per t’ju nenshtruar ekzaminimeve mjeko- ligjore. Ne te njejten kohe grupi hetimor ka marre ne pyetje bashkeshorten dhe shume te aferm te Bullutit ne perpjekje per te hedhur drite mbi kete ngjarje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta