
Michael Schumacher “ve bast” per pilotin e ri gjerman, Sebastian Vettel.
Pas fitores se tij ne pisten e Shangait ne Kine, ish 7 here kampioni i botes mendon se i riu nga Gjermania eshte e ardhmja e sportit te Formula 1. “Ishte fantastik. Sebastian Vettel mund te shpallet kampion bote”, shprehet Schumi. Sipas ish ferraristit, Vettel i ka te gjitha kartat ne rregull per te konkurruar me kedo, pasi kete sezon po e ndihmon edhe makina Red Bull qe ka bere perparime te ndjeshme.
“Nuk mund te mos i ndjekesh garat me pasion dhe defrim. Sipas meje, Red Bull eshte skuderia favorite per te fituar titullin e ketij sezoni. Ishin te shpejte edhe ne Australi. Kete vit kane nje fuqi te madhe”, perfundon ish legjenda e pistave.
Top Channel