Rraklli, ne ligën amatore gjermane

21/04/2009 09:00

Altin Rraklli kthehet ne futbollin e luajtur. Pasi u dha lamtumiren fushave ne vitin 2007, kur militonte me skuadren e vendlindjes, Besa, ish-“bomberi” i Kombetares ka vendosur te luaje perseri.

Ne moshen 38-vjeçare karriera e tij e re fillon ne Ligat amatore ne Gjermani, me SpVgg Bajern Hof. Skuadra, e cila militon ne Bajern Liga, ka siguruar firmen e sulmuesit dhe Rraklli pritet te zbrese ne fushen e lojes qe prej se merkures.

“Altini ndodhej te premten ne stadium, por u detyrua ta ndiqte takimin me Ingolstadt nga shkallet, sepse zyrat e
federates bavareze mbylleshin ne dreke dhe procedurat per regjistrimin e tij nuk perfunduan ne kohe. Ndoshta ai do te luaje qe prej se merkures”, tha trajneri Voigt.

Rraklli ka luajtur 63 ndeshje me Kombetaren kuqezi, ku ka realizuar 11 rrjeta. Ai eshte golashenuesi i dyte me i mire ne histori, pas Alban Bushit. Kulmi i karrieres se tij ka qene aktivizimi me Frajburgun (1992-96) dhe Herten e Berlinit (1996-97). Ne 111 ndeshje ne Bundeslige ai ka shenuar 16 gola.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta