
Partia Socialiste eshte e vendosur ne qendrimin e saj per pajisjen e qytetareve me karta falas, duke kerkuar nga qeveria qe te heqe ate qe ajo e quan “takse te votes”.
Sekretari i Organizimit ne Partine Socialiste, Blendi Klosi, shprehu shqetesimin se vetem ne Shqiperi vota duhet paguar, ndersa ne vende te zhvilluara te Bashkimit Evropian dhe ne SHBA kjo e drejte eshte falas.
“Vota eshte nje e drejte dhe jo nje sherbim. Si e tille e drejta e votes as nuk mund te shitet e as nuk mund te blihet. Vota eshte nje e drejte te cilen duhet te kene mundesi ta ushtrojne te gjithe, falas”, tha Klosi.
Sipas tij, kryeministri Berisha eshte indiferent ndaj kerkesave te opozites per heqjen e takses se votes.
“Nese kjo qeveri do te vazhdoje te aplikoje kete takse, atehere do te marre mbi vete deshtimin e nje procesi zgjedhor, vendimtar per te ardhmen e Shqiperise”, theksoi Klosi.
.
Top Channel