Programi, Rama ne Koplik

21/04/2009 23:20

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama eshte ndalur ne Koplik per te prezantuar programin e ri qeverises duke u fokusuar tek dy nder shtyllat kryesore sic eshte ulja e varferise dhe shendetesia.

Rama theksoi se nxjerrja e vendit nga kthetrat e varferise do te jete sfida e pare e qeverise se re.

“Per ta arritur kete – tha ai – do te kryejme reforma qe do te kalojne familjet e varfera nga lemosha paralizuese tek pagesat nxitese per pune ne komunitet dhe aktivitet prodhues”.

“Sherbimi shendetesor kombetar do te jete nje sherbim universal qe do te ngrihet mbi financimin publik te shendetesise. Spitalet shqiptare nuk do jene thjesht vendet ku do te kurohen ata te semure qe kane mundesi, por per te gjithe ata qe kane nevoje per t’u kuruar. Bashke me mjeket dhe infermieret dhe me nje politike krejt te re per shendetesine ne do te transformojme nga rrenjet sherbimin tone shendetesor”, eshte shprehur Rama.

Duke u fokusuar tek fakti qe per here te pare nje program qeverises eshte hartuar me dhe nga njerezit, Rama tha se ai do te vihet ne jete qe diten e neserme te fitores se zgjedhjeve.

“Per here te pare ne keto 18 vjet nje opozite si kjo e jona punoi me vetedije qeverisese. Bashke me ju, ne nuk hartuam nje list vendimesh te bukura per te marre votat, por nje plan konkret per ta vene qeverine ne pune qysh te nesermen e fitores per realizimin e ndryshimeve per te cilat ju do te na jepni votat”, deklaroi Rama.

Sipas tij, ka ardhur koha t’i jepet fund njehere e pergjithmon politikes dhe politikave te vjeteruara per t’i dhene, sipas tij, qeverisjes se re fuqine e nje bashkimi te ri ne qender te se cilit do te jete Shqiperia dhe shqiptaret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA