Portsmuth interesohet për Veliun

21/04/2009 09:10

Paraqitjet e mira të Franc Veliut me Kombëtaren Shpresa nuk u kanë shpëtuar zbuluesve të talenteve.

Pas sfidave me Skocinë, për mbrojtësin vlonjat është interesuar menjëherë Portsmuthi nga Premiershipi anglez. Klubi, i cili ka probleme të theksuara financiare, duket i gatshëm ta shesë 24-vjeçarin Niko Kranjcar te Totenhemi gjatë merkatos së verës.

Sipas mediave britanike, skuadra e drejtuar nga Pol Hart synon të afrojë lojtarë të vjetër në moshë, të cilët nuk kushtojnë shumë, ose të rinj që kanë nevojë të afirmohen. Për këtë arsye, në listën e merkatos së Portsmuthit figuron edhe emri i Veliut.

“Lojtari i Flamurtarit në kampionatin shqiptar po mbahet nën vëzhgim”, ishte komenti i mediave. Nëse transferimi i 20-vjeçarit të rritur në “fi danishtet” e klubit kuqezi do të realizohet, mbrojtësi do të thyejë tabunë e shqiptarëve
që militojnë në elitën e futbollit anglez. Pak kohë më parë është përfolur edhe për kalimin e mundshëm të Armend Dallkut te Sandërlendi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta