Nje ne dy shqiptare, me llogari bankare

21/04/2009 08:35

Sistemi bankar ka penetruar fuqishem ne tregun shqiptar, fale sherbimeve teper efikase jo vetem per biznesit, por edhe per individin.

Sipas Bankes se Shqiperise, gjate vitit eshte regjistruar nje numer rreth 1.6 milione llogari bankare, si dhe nivel i larte veprimesh ne sportele. Ne raport me popullsine, i bie qe nje ne dy persona, kane llogari bankare, kurse si kosto, duke marre tarifen nje euro ne muaj, llogaritet qe shqiptaret shpenzojne rreth 18 milione euro vetem per kete sherbim.

Pavaresisht mesatares nje ne dy, BSH raporton qe shume individe kane 4-5 llogari bankare, te hapura ne varesi te punes, qellimit dhe valutes.

Statistikat e BSH-se paraqesin nje panorame te plote te perdorimit te bankave nga individet, perfshi dhe bizneset, keshtu, gjate vitit 2008, jane regjistruar rreth 56 mije transaksione ne 16 banka qe operojne ne treg, me nje vlere totale rreth 5 trilione leke.

BSH raporton se tri nga 16 bankat qe jane gjithsej ne treg, kontrollojne 51 te sistemit te transfertave.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta